Erlindi, i riu që nuk braktisi fshatin – Zgjodhi blegtorinë, tashmë ka fermën e tij

Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë që kanë zgjedhur emigrimin, Erlind Pjetri nga fshati Zojz i Lezhës nuk e braktisi vendlindjen por vendosi që në moshën 18 vjeçare të merrej me blegtori.

Një rrugëtim që dha frytet e tij. Tashmë prej vitit 2012, Erlindi ka ngritur një ferme dhe punon bashkë me familjen e tij.

Aktualisht i riu mbarështon 300 bagëti të imta, një punë që pa diskutim ka vështirësitë e veta, por pasioni bën që Erindi të mos ndjeje lodhje.

Në një kohë që fshatrat janë boshatisur masivisht në Shqipëri, historia e 31-vjeçari frymëzon shumë të rinj që të mos largohen por të kontribuojnë për vendlindjen e tyre.

Latest articles

Related articles