Ulja 90 gradë e Artur Zhejit: I thashë Kristaqit, Edi do bëhet i madh

spot_img
Advertisements

Gazetari Artur Zheji i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV tregon historinë e jetës së tij me Edi Ramën. Ai flet për kohën kur të dy ishin studentë në Institutin e Arteve dhe parashikimin për Ramën, që do bëhej njeri i madh.

Në kohën kur unë studioja për regjisurë, Rama ishte në pikturë, për artet monumentale. E njoha si student dhe u bëmë shumë miq. Kur vdiq Enver Hoxha neve na mblodhën në një sallë të madhe në Institut për të na dhënë lajmin. Unë isha ulur afër Ramës. Ai filloi të qeshë në mënyrë të tmerrshme. Unë i thosha do që përfundojmë në burg vetëm se qeshi. Por nuk na ndodhi gjë se u larguam të dy. Që në atë kohë Rama fliste kundër regjimit. Unë nuk e mendoja që Rama do hynte në politikë, por në fushën e artit e mendoja që do bëhej i madh. Një herë më fton Kristaq Rama në shtëpinë e tyre sepse donin të dinin me kë shoqërohej Rama sepse unë mbahesha si sherrxhi i madh. Në shtëpi ishte Kristaqi, Neta dhe Rama. Në diskutim e sipër unë u thashë: Një ditë kur të bëhet Edi i madh, do thonë Kristaqi është babai i Edit, ji Edi djali i Kristaqit. I pëlqeu kjo Kristaqit. Edhe fjala ime doli.”, tha Zheji në DritareTV.

Nga ana tjetër, Artur Zheji tregoi edhe për takimin e tij të parë me Sali Berishën. Zoti Zheji tha se ai e ka njohur atë si doktor, ende pa hyrë në politikë.

“Unë kam patur fatin në jetën time që dy personazhe kryesore antagoniste që janë edhe sot pas 34 vjetësh, Sali Berusha dhe Edi Rama t’i njoh para se të merreshin me politikë.
Sali Berishën e kam njohur së pari si doktor. Mamaja ime ka pasur një shqetësim kardiologjik dhe dy mjekët kardiologë më të mirë që ne njihnim ishin Sali Berisha dhe Ylli Popa. Mamaja ime ishte veriore dhe shkuam te patrioti jonë, sepse lokalizmat na ndikojnë. Po flasim për vitin 1985.

Artur Zheji tregoi se çfarë mund të ndodhë nëse Sali Berisha ia delegon PD-në të bijës, Argita Malltezit. Zheji shprehet se, nëse kjo ndodh nga PD-ja do të largohet të gjithë hipokritët edhe ata që i lëpihen Sali Berishës.

“Sali Berishën nuk e lë ADN-ja malësore që të kthehet pas. Ai e di edhe vetë sepse nuk ka kujt t’ia delegojë partinë. E bëri një provë në 2013-ën, bëri një hap pas duke qenë në krah të kryetarit Lulzim Basha. Por tani është më vetëm se kurrë sepse ështe pa trashëgimtar. Ka trashëgimtarë biologjik që mund të jetë zonja Argita Malltezi. Në krizat më të mëdha zgjedhjet më të sinqerta janë më të qëndrueshme. Nëse Argita Malltezi bëhet kryetarja e re e PD-së të gjithë hipokritët që sot përbëjnë oborrin e pasmë të Berishës do largohen me bisht ndër shalë. Ajo pjesë e PD-së që do mbetet do jetë sinqerisht homogjene. Berisha ka një oborr të pasmë dhe një të parmë. Të i pasmi janë këta që i lëpihen që po presin kandidatin për zgjedhjet e 2025-ës. Por doktori duhet të çlirohet nga këta. Por nga ana tjetër ka hall se mos pësojë një katastrofë në zgjedhje e ardhshme.”, tha gazetari 

spot_img

Latest articles

Related articles