.
Pse i premton pension?
Ata jane më aktivë se ti e unë mbledhur bashkë. Shiko pak kush punon sot hidraulik e elektricist. Shumica janë në moshë pensioni.
Pse u thua se do merresh me fëmijët e juaj?
Ata lekë që fëmijët e tyre nuk i derdhin në kanalet e shtetit tënd, ja çojnë direkt prindërve në shtëpi.
Pse i trajton si të paaftë për veten?
Shumica e tyre mbajnë ende familjet me bukë, e madje dhe ndonjë fëmijë në Gjermani.
Janë një ushtri o Edi, plot me mjekë, mësues, juristë, ekonomistë, sipërmarrës e zanatalinj. Pensionistë që punojnë fort!
Pse do t’i nxjerrësh jashtë loje?
Ti do bengalezë o Edi, që nuk dinë shqip.
Por, a e di çfarë o Edi!
Ti shiko e përmblidh atë shtetin tënd lozonjar e trazovaç, se pensionistët e nxjerrin vetë bukën e gojës.
Se pensionistët e Edi janë më të mirë se ti e sa unë.
Madje do ishte mirë sikur ta hapje krahun dhe të lije një pensionist të bëhej kryeministër për ca kohë, që të rregullonte atë pak shtet që ka ngelur.



