Wizz Air, e njohur si linja ajrore më e qëndrueshme në aspektin mjedisor në të gjithë botën , po nis sezonin Dimëror 2024-2025 me një itinerar të përditësuar që përfshin 26 rrugë të reja dhe rifillimin e 18 të tjerave. Këtë dimër, Wizz Air do të fluturojë në aeroportin e sapo hapur të Salernos në Itali, do të rifillojë fluturimet drejt Chisinau, Moldavi, dhe do të sjellë destinacione unike si Kajro dhe Sharm El Sheikh në Egjipt, Marrakesh në Marok, e Stuttgart në Gjermani. Në Shqipëri, kompania do të operojë gjithsej 44 linja gjatë sezonit të dimrit.
Wizz Air po prezanton dy linja të reja nga aeroporti i Tiranës këtë dimër. Fluturimet për në Salerno Costa d’Amalfi do të jenë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të diel, duke nisur nga 27 tetori, me çmime që fillojnë nga 19.99 EUR . Ndërsa fluturimet për në Stuttgart do të fillojnë më 29 tetor dhe do të jenë tri herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, me çmime që nisin nga 29.99 EUR.
Aeroporti Salerno Costa d’Amalfi është i pozicionuar në mënyrë të përshtatshme për të lejuar udhëtarët të kenë akses lehtësisht drejt destinacioneve të njohura si Positano, Amalfi dhe Ravello, duke ofruar një mundësi ekskluzive për të vizituar një nga rajonet më të dashura të Italisë. Ky destinacion i ri zgjeron mundësitë për pasagjerët që dëshirojnë të eksplorojnë Bregdetin mahnitës Amalfi, të njohur për vijën e tij mbresëlënëse bregdetare, kulturën gjallëruese dhe kuzhinën me famë botërore.
Stuttgart është i njohur për peizazhet e tij të piktoreske, duke përfshirë kodrat me vreshta dhe parqet e gjelbra si Kopshti Zoologjik-Botanik Wilhelma, si dhe për trashëgiminë e pasur kulturore dhe industriale. Ky qytet është një qendër kryesore për industrinë automobilistike dhe një destinacion joshës për ata, të cilët janë të apasionuar pas historisë, kulturës dhe kuzhinës vendase. Vizitorët mund të shijojnë muzetë e famshëm siç është ai i Mercedes-Benz dhe Porsche, të cilët tërheqin turistë nga e gjithë bota.
Gjatë sezonit dimëror, Wizz Air do të nxjerrë në shitje mbi 28 milionë bileta ekonomike për pasagjerët, duke ofruar në këtë mënyrë, kapacitetin më të madh dimëror që nga fillimi i operacioneve të saj, me fluturime nëpër Evropë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.
Në verën e vitit 2024 , Wizz Air u bë zgjedhja e preferuar e thuajse 40 milionë pasagjerëve, duke operuar gati 200,000 fluturime me një normë përfundimi të shkëlqyer prej 99.3%, një nga më të mirat në industri, pavarësisht sfidave operacionale.
Gjithashtu, gjatë verës, Wizz Air vazhdoi të përmirësojë gamën e produkteve dhe përvojën për klientët e saj. Linja ajrore tani ofron një portofol të përditësuar me opsione anëtarësimi, duke përfshirë All You Can Fly, WIZZ MultiPass në më shumë tregje dhe Wizz Discount Club Premium. Për lehtësinë e pasagjerëve, Wizz Air ka prezantuar opsionet e pagesës me Apple Pay dhe Google Pay në aplikacionin e saj zyrtar dhe tani pranon karta Revolut për blerje gjatë fluturimit.
Në përfundim, Wizz Air ia doli të mbajë intensitetin më të ulët të emisioneve të karbonit në industri me një mesatare prej 52.6 gramësh CO2 për pasagjer/kilometrik në 12 muajt e fundit . Së bashku me Airbus, linja ajrore po teston operacionet me SAF para rregullores RefuelEU, e cila do të hyjë në fuqi në janar 2025.
Menaxherja e Komunikimit Korporativ të Wizz Air, Anastasia Novak, u shpreh: “Jemi të emocionuar që po hyjmë në sezonin tonë më të madh të dimrit deri më tani, duke ofruar dhjetëra destinacione të reja për klientët tanë, për të eksploruar. Jemi të kënaqur që po inaugurojmë këto destinacione ekskluzive drejt Stuttgart dhe Salerno, së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi direkte dhe fleksibilitet për klientët tanë. Jemi gjithashtu të lumtur që jemi linja ajrore e parë, e cila lidh Tiranën me këto destinacione fantastike. Ky itinerar dimror do të ofrojë kapacitetin më të madh në Shqipëri me mbi 2.37 milionë vende në shitje. Kjo tregon angazhimin e Wizz Air për të zgjeruar rrjetin tonë dhe për të ofruar mundësi udhëtimi të përballueshme për pasagjerët tanë. Të pajisur me flotën tonë gjithnjë e në rritje dhe të teknologjisë së lartë, vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e performancës sonë operacionale dhe përvojës së klientit, duke ruajtur standardet më të larta të qëndrueshmërisë në industri.”
Biletat për rrugët e reja Stuttgart dhe Salerno Costa d’Amalfi janë të disponueshme për blerje në Lekë tek faqja zyrtare e Wizz Air dhe aplikacioni celular i Wizz Air.