Ndërpreu mbledhjen, Rama-pensionistit: Takohemi më pas! Nuk jam i detyruar të të respektoj

Një incident ka ndodhur në mbledhjen e zhvilluar në Durrës me pensionistët nga kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit.

Ndërkohë që një nga të pranishmit i ndërpreu fjalën një pensionisti dhe kërkoi të fliste vetë, kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë.

Do të flasësh, por me radhë. Nuk jam i detyruar të të respektoj në momentin që ti nuk respekton të tjerët, ia ndërpreve fjalën katër herë parafolësit. Çfarë është kjo sepse nuk e kuptoj. Me zor me mua nuk fiton dot askush. Aq më keq që qenkemi fis bashkë. Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim”, tha Rama.

Latest articles

Related articles