Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar rrokadën e bërë para pak ditësh me 12 drejtorët në Bashkinë e Tiranës të shkarkuar nga Erion Veliaj.
Ai tha se gjatë kësja periudhe Bashkia e Tiranës është institucioni më i vizituar nga SPAK dhe BKH, ku thekson se janë sekuestruar edhe shumë dokumente të bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.
Sipas tij, është sekuestruar telefoni i ish-drejtoreshës së Tirana Parking, Erinda Fino, por dyshohet se probleme me SPAK mund të ketë dhe Ermal Kapllanaj dhe Elton Kacidhja.
Duhet thënë se bashkia Tiranës është institucioni më i vizituar nga SPAK pasi në mënyrë periodike ato kërkojnë informacion, administrojnë dokumente nga ky institucion, kjo për shkak të disa hetimeve që bëhen ndaj tij ku në fokus është inceneratori.
Kohët e fundit është dhe hetimi ndaj kompanisë 5D ku kishte pronar drejtorë të bashkisë së Tiranës, por duke pasur parasysh se e gjithë bashkia ka funksionuar në këtë mënyrë ku drejtorët e kanë parë këtë institucion si një lopë për ta mjelë për shkak të buxhetit të madh të saj, në thelb është e njëjta skenë si në rastin e 5D por jo në ato shifra.
Kohët e fundit një zhvillim që ka ndodhur ku janë të përfshirë dhe drejtues të rëndësishëm të bashkisë, është bërë sekuestrimi i telefonit të ish-drejtoreshës së Tirana Parking Erinda Foni, po kryhen hetime dhe në kohën kur ajo ka qenë drejtoreshë e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit. Përveç se SPAK është në zyrat e bashkisë së Tiranës, dhe në zyrat e SPAK kemi parë zyrtarë të rëndësishëm të bashkisë.
Nga ana ligjore nuk më duket se veprimi i Veliaj për të ndryshuar këta drejtorë i shpëton ata nga drejtësia, por mund të jetë bërë dhe nga ana morale që ai të thotë unë i kam shkarkuar.
Mendoj se 3 nga 12 drejtorët e shkarkuar janë ata që kanë probleme me drejtësinë, kryesisht flitete për Erinda Fino, Elton kacidhja dhe Ermal Kapllanaj