VIDEO/ Zhegrova fenomenal, shënon eurogol në Champions Atletikos së Madridit

Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në karrierën e tij! Ylli i Kosovës, rrëmbeu sërish skenën e Champions-it mbrëmjen e sotme, teksa i shënoi një gol fantastik Atletikos së Madridit, ku me një gjuajtje fenomenale në hyrje të zonës në minutën e 61-të, vendosi baraspeshën duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lilës. Një realizim me të vërtetë mbreslënës ai i yllit të Kosovës, i cili është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra franceze. Në duelin e mbrëmjes së sotme, Zhegrova e nisi nga stoli duke zënë vendin e Kabelës së dëmtuar në minutën e 16-të.

Latest articles

Related articles