Pse Basha po pritet në Bundestagun gjerman dhe Westministerin britanik

Lulzim Basha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ish kandidat për kryeministër i vendit, ka nisur një tur takimesh të rëndësishme për çështjen kombëtare dhe çështje politike në kancelaritë europiane. Ai ka vizituar dhe takuar deputetë të rëndësishëm në Bundestag – parlament i Gjermanisë dhe Westminister – parlament i Britanisë së Madhe, duke biseduar për Kosovën dhe çështje të brendshme të politikës tonë, veçanërisht mbështjen e reformës në Drejtësi.

Basha ka informuar kolegët gjermanë dhe britanikë se grupim i tij politik Demokratët Euroatlantikë kanë propozuar në parlament Vetingun e politikanëve, ndryshime Kushtetuese dhe nisma ligjore për mbështetjen e SPAK, si mekanizëm për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe tranzicionit të lodhshëm politik.

Kundër Bashës janë hedhur tonelata baltë dhe mijëra jpg meme kundra tij të sponsorizuara nga Partia Socialiste me porosi të Edi Ramës. E kanë quajtur të mbaruar, gjumash, peng, tradhtar, kartë djegur, gënjështar dhe mashtrues, e gjithëfarësoj etiketimesh nga Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha dhe matrioshkat e tyre në media.

Megjithatë ai nuk e ka ndalur ritmin duke bërë veprimtari politike me njerëz të zakonshëm dhe partnerë ndërkombëtarë. Asnjë politikan shqiptar nuk ka kaq akses si politikan pa pushtet në parlamentet e vendeve të NATO.

Pse ndodh kjo?

Janë disa pyetje që duan përgjigje por jetojmë një kohë që përgjigjet nuk janë të dëshirueshme.

Latest articles

Related articles