Jupi: Shqipërisë i duhet një reformë e vërtetë pensionesh, jo lëmoshë

nga Taulanda Jupi

Shqipërisë i duhet një reformë e vërtetë pensionesh, pensionistët nuk meritojnë lëmoshë por kujdes, vëmendje e dinjitet.

Prej 11 vitesh qeveria socialiste dështon të kthejë reformën për pensionet në një reformë që i shërben pensionistëve të jetojnë normalisht e të plotësojnë nevojat e tyre, dështon të ofrojë një pension dinjitoz për 700000 mijë pensiinistë të cilët janë 30% e popullsisë në Shqipëri .

Në kushtet kur 1 në 2 pensionistë marrin gjysmë pensnioni ndërkohë që pensioni në fshat është edhe më i ulët, apo ✔️48% e pensionisteve marrin nje pesion te pjesshem, ndërkohë që 85 % pensionistëve në fshat apo zonat rurale marrin një pension me të ulët se minimumi jetik, duhet një reformë pensionesh në Shqipëri.

Qeveria socialiste prej 11 vitesh nuk ka treguar as vizion dhe as vulllnet politik për ta ndryshuar këtë situatë, për sa kohë shpenzon nga buxheti i shtetit 10 herë më shumë për konçensionet në raport me shpenzimet për pensionet.

Latest articles

Related articles