Basha nxjerr VIDEON: deputeti i Ramës anëtar i bandës së Shullazit!

Politikani demokrat, Lulzim Basha ka nxjerr një video me deklaratat e tij për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili dy ditë më parë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për disa vepra penale.

Ai akuzohet për dekonspirimin e operacioneve policore, për miqtë e tij kriminelë.”Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë. Sepse Rama kërkonte pushtetin për veten e tij dhe jo për shqiptarët“, shkruan Lulzim Basha.

Siç shihet dhe në videon që ai ka publikuar, prej 2018 e ka denoncuar vazhdimisht Jurgis Çyrbjan duke e konsideruar anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, që me bekimin e kryeministrit u bë dhe anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.

Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policise, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit“, vijon reagimi.Lulzim Basha thotë se të turpëruar duhet të ndihen edhe kolegët e tij opozitarë që për tre vite e fajësuan atë për humbjen e zgjedhjeve. Ish-kryetari i PD kërkon vetting të politikës.

Ata opozitarë që, tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar. Që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi”, përmbyll Lulzim Basha.

Latest articles

Related articles