Pogradec, 20 hotele gjobiten me nga 2 milionë lek! Biznesi në protestë: Të anulohet Akti Normativ

Pronarët e hoteleve në Pogradec kundërshtojnë Aktin Normativ të Qeverisë që i detyron të vendosin impiantet e ujrave të zeza për subjektet e hoteleri-turizmit. Ata arsyetojnë se përgjatë vijës së liqenit të Pogradecit është kryer investimi për shtrimin e rrjetit të ujrave të zeza, ndërsa i gjithë qyteti prej disa vitesh i përpunon ujrat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras. Në keto kushte refuzojnë të vendosin impiantet sepse është një kosto e panevojshme e cila nuk jep asnjë impakt pozitiv.

Protesta e tyre vjen disa ditë pas gjobave nga Agjencia Kombëtare e Ujesjelles Kanalizimeve. Janë 20 hotele në Pogradec që janë gjobitur me nga 2 milion lekë.

Në një peticion ata listuan kërkesat e tyre dhe nga ana tjetër paralajmëruan që nëse problematika e tyre nuk merr zgjidhje do të bëjnë bojkot total duke mbyllur në shenjë proteste subjektet e tyre. Biznesmenët Arben Muçollari, Ilir Tasellari dhe Leonard Bregu thanë se për këtë çështje kanë kërkuar takim me Kryeministrin Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Latest articles

Related articles