Hetimi ndaj Metës e Kryemadhit u shtri në pesë shtete, nga SHBA deri në Qipro


Hetimi i SPAK për të plotësuar dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit veç Shqipërisë është shtrirë në pesë vende të tjera.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme mbyllet me falenderimin që kjo strukturë adreson ndaj autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros. Dosja e plotë e SPAK e shtrin hetimin të paktën 15 vite në kohë, ndërsa nga autoritetet e pesë vendeve të përmendura shkurtimisht në njoftimin e SPAK janë siguruar të dhënat, që tre prokurorët e çështjes kanë vlerësuar me rëndësi për hetimin.

Në SHBA ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është dosja e lobimit me të paktën 400 mijë dollarë, që nuk janë deklaruar në bilancet vjetore që Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryeqëzimi i të dhënave dhe shifrave të pasqyruara, ka nxitur SPAK që të dyshojë se paratë në fjalë janë me burim korrupsionin.

Nga Qipro janë kryer pagesat për lobimin në SHBA, ndërsa ka pasur akuza publike ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për llogari të fshehta në këtë ishull. Hetimet në Itali dhe San Marino janë shtrirë në lidhje me akuzat publike për ndërhyrje estetike të Monika Kryemadhit, kostoja e të cilit nuk është deklaruar prej deputetes në formularin e deklarimi

Latest articles

Related articles