7 izraelitë janë arrestuar për spiunim për Iranin

Shtatë izraelitë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë spiunuar për Iranin dhe ata dyshohen se kanë mbledhur informacione për bazat ushtarake, njoftoi zyra e prokurorit izraelit.

Prokurorët pretendojnë se të dyshuarit plotësuan qindra urdhër-arreste për Teheranin dhe se të gjithë janë hebrenj, banorë të Haifës dhe vendeve të tjera në Izraelin verior. Ata theksojnë se në mesin e të dyshuarve për spiunazh është një ushtar që dezertoi nga ushtria, si dhe dy të mitur, raportoi The Times of Israel.Prokurorët njoftuan se të premten do të ngrenë kallëzim ndaj shtatë të dyshuarve për shkelje të sigurisë dhe se do të kërkojnë që t’u vazhdohet paraburgimi deri në përfundim të procedurës gjyqësore.

Të dyshuarit dyshohet se fotografuan dhe mblodhën informacione mbi bazat dhe objektet e ushtrisë izraelite, duke përfshirë Shtabin e Mbrojtjes Kiriya në Tel Aviv dhe bazat ajrore Nevatim dhe Ramat David, si dhe vendndodhjet e sistemit antiraketor Iron Dome.

Kujtohet se baza Nevatim ishte objektiv i dy sulmeve me raketa iraniane këtë vit, si dhe se baza Ramat David ishte objektivi i grupit militant libanez Hezbollah.

Prokurorët theksojnë se policia izraelite dhe hetuesit e agjencisë së inteligjencës Shin Bet zbuluan se të dyshuarit kryenin detyra të ndryshme për agjencitë iraniane të inteligjencës dhe ishin në kontakt me agjentët iranianë.Tregohet se të dyshuarit për spiunazh kanë marrë qindra mijëra dollarë, një pjesë e të cilave janë paguar në kriptovaluta. Sipas prokurorëve, disa nga të dyshuarit kanë spiunuar për Iranin për dy vjet, dhe të tjerët që nga fillimi i luftës. Prokuroria e Shtetit izraelit thotë se është një nga rastet më të vështira që janë hetuar vitet e fundit.

Latest articles

Related articles