Protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë: një fiasko që zgjati vetëm 3 ditë

nga Arilda Lleshi

Me 16 tetor në mëngjes erdhi anija e parë e emigrantëve në portin e Shëngjinit. Ishin 16 persona nga 85 që ishin shpëtuar në det. Me 16 tetor në darkë kishin ngelur 12 persona. 2 prej emigrantëve ishin minorenë e 2 në gjendje jo të mirë psiko-fizike. Me 18 tetor, Gjykata e Romës vendosi që 12 personat e mbetur duhet të ktheheshin në Itali, në zbatim të vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, që qartësonte se një vend për t’u konsideruar i sigurtë duhet të jetë i tëri dhe për të gjithë njerëzit i sigurtë. Italia më parë kishte miratuar një listë me vende të sigurta, që përmes këtij vendimi u hodh poshtë.

Çfarë ndodh tani?

Me shumë gjasa marrëveshja përfundon këtu. Marrëveshja kishte 2 specifika. Në Shqipëri mund të vinin vetëm:

  1. emigrantët që shpëtoheshin në det dhe
  2. emigrantët nga vendet e sigurta.

Sipas La Republicca, pas këtij vendimi të Gjykatës, vendet e sigurta mbeten: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia, Serbia, Kepi i Gjelbër. Mirëpo, shtetasit e këtyre vendeve nuk zgjedhin më rrugën e Mesdheut për të emigruar. Pra nuk ka më subjekte të kësaj marrëveshje.

Meloni kërcënoi se do kalojë ligje të tjera nga e hëna për ta anashkaluar këtë vendim të Gjykatës. Mirëpo vendimi i Gjykatës italiane është i bazuar mbi vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Gjykatë që sigurohet që ligji europian zbatohet njësoj në të gjithë BE-në.

Latest articles

Related articles