DEL VIDEO-Momentet e fundit të udhëheqësit të Hamasit

Udhëheqësi i Hamasit Yahya Sinwar u ekzekutua mesditën e së mërkurës në një ndërtesë në Tal Ash Sultan në Rafah, në jug të Gazës.

Ekipi i ushtrisë izraelite aktivizoi një dron vëzhgues me kamerë i cili hyri në banesë për të gjetur Sinwar, edhe pse deri në ato momente nuk kishin informacione sa i përket identitetit të tij. Menjëherë sapo burri pa dronin filloi të gjuante me gurë dhe shkopinj dronin pasi arma e tij ishte pa plumba dhe municione.

Së bashku me dronin, grupi i ushtarëve izraelite ishin duke mbuluar zonën me një snajper. Snajperi gjeti vendin e duhur dhe me urdhrin e komandantit të njësisë së tij, ekzekutoi me një plumb në kokë personin e fshehur në atë banesë, i cili nuk ishte Yahya Sinwar.

Latest articles

Related articles