MAKINA përplas dy fëmijë teksa po lëviznin me monopatinë!

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës.

Dy fëmijë janë aksidentuar teksa po lëviznin me një monopatinë.

Ngjarja rrugore ndodhi në rrugën “Vllaznimi” në Durrës ku një automjet deklarohet paraprakisht se ka goditur të miturit që janë dërguar me autoambulancë në urgjencën spitalore.

Policia bën me dije se është shoqëruar drejtuesi i automjetit që i përplasi, ndërsa të miturit po marrin ndihmë mjekësore në spital

Latest articles

Related articles