Lumi Tirana, kolektor i ujërave të zeza. Lana, me mbetje kancerogjene

Mbi 112 milionë € janë shpenzuar në Shqipëri për trajtimin e ujërave të zeza por ende ato mbeten problem për pjesën më të madhe të vendit.

Pikërisht Tirana me dy lumenjtë e saj, mbeten ndotësit më të mëdhenj, për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në to.

Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë, i ftuar në “MCN informacion”, numëron faktet negative që e bëjnë lumin Tirana dhe Lana në kryeqendrën e vendit, si kolektor të ujërave të zeza.

Të kesh ujëra është një pasuri, uji është postulati i rëndësishëm sepse nëse është i një cilësie të mirë, cilësia e jetës është akoma më e mirë.

Në Shqipëri jemi të pasur por qasja ndaj cilësisë së ujërave nuk është cilësore dhe ne e shohim se jetojmë në Tiranë.

Kemi këtu lumenjtë Lana dhe Tirana por që në të vërtetë nuk janë të tillë sepse kemi një lum Tirana që është kolektori i ujërave të zeza, ka qenë i tillë edhe në kohën e kaluar por me Tiranën urbane, gjithë shkarkimet e kësaj zone përfundojnë në lumin Tiranë.

Pastaj kemi lumin Lana që është jashtë çdo lloj standardi, në kuptimin e cilësisë se ujërave. Në Lanë pikërisht derdhen të gjitha ujërat e zeza të qytetit.

Lana dhe Tirana si dhe lumi Ishmi me poshtë, janë me nivele të ulëta të oksigjenit, është vështirë të gjesh një gjë të gjallë atje brenda, veç baktereve.

Mbetjet që hidhen në lumin e Tiranës janë të gjitha kancerogjene.

Pastrimi i tyre është i kushtueshëm por cilësia e jetës është më e rëndësishme.

Latest articles

Related articles