Çupi: Të gjitha pushtetet janë në kontrollin e Ramës, kjo është diktaturë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi tha për MCN Live se edhe deputetët që nuk janë të përjashtuar nuk lejohen të hyjnë në seancë, por mbahen jashtë dyerve të Kuvendit si në diktaturë.

Duke vijuar Çupi tha se opozita është dhe do të jetë në marrëdhënie të kufizuar me këtë parlament.

Kemi pushtet të kontrolluar vetëm nga Edi Rama. Të gjitha pushtetet janë në kontrollin e Ramës. Shihni sallën e Parlamentit. Pjesa e opozitës është bosh, realiteti i një Shqipërie që kërkon të bëhet pjesë e BE-së. Kemi opozitë të përjashtuar, 23 deputetë të përjashtuar, kemi një grup që bëjnë sikur i fusin, por ata nuk i fusin. I kanë mbajtur pas derës së Kuvendi. Kjo është diktaturë. Një Parlament që funksionon vetëm me mazhorancën. Patjetër që opozita do të jetë në marrëdhënie të kufizuar me këtë parlament.

Do të jem pjesë e grupit në Starsburg.

Do të ketë detaje nga kreu i grupit parlamentar. Do të jemi i gjithë grupi parlamentar në shenjë sensibilizimi

Latest articles

Related articles