Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Berlin me deputetin e CDU-së, Knut Abraham, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin.
Gjatë takimit, Basha theksoi sfidat e vendit, si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe përpjekjet për respektimin e shtetit ligjor.
Basha shprehet se pjesë e bisedës ishte edhe bashkimi i votave mes qeverisë dhe një pjesë të opozitës për lirimin e zyrtarëve të korruptuar, duke e cilësuar si një mesazh negativ për drejtësinë, si dhe mbylljen e listave.
Një tjetër temë e rëndësishme ishte largimi masiv i shqiptarëve për shkak të keqqeverisjes, që sipas Bashës ka sjellë humbje ekonomike prej mbi 800 milionë euro në vit.Nga ana tjetër, deputeti gjerman Knut Abraham, mbështeti fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe NATO, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe paqen në Evropë.