“Wolt” Feston 10 Vite Inovacioni dhe Rritjeje në tregun e dërgesave

Tiranë, 15 Tetor 2024 – Wolt, kompania teknologjike amerikano-finlandeze, me krenari shënjon këtë muaj 10-vjetorin e saj, duke festuar një dekadë inovacioni, rritjeje dhe ndikimi të rëndësishëm ekonomik. E themeluar në vitin 2014, Wolt është shndërruar nga një start-up i vogël, i cili vepronte vetëm në një qytet dhe një shtet, në një fuqi globale, e cila ka përqafuar 1,000 qytete në 28 shtete.
Ky udhëtim i jashtëzakonshëm i ka mundësuar Wolt të transformojë jo vetëm mënyrën se si njerëzit kanë të arritshëm ushqimin dhe produkte të tjera, por edhe si bizneset lokale ndërveprojnë me klientët. Zgjerimi i shpejtë i kompanisë ka nxitur ekonomitë lokale dhe ka krijuar mundësi punësimi për miliona njerëz në mbarë botën.
Gjatë dekadës së kaluar, Wolt ka mbështetur një aktivitet ekonomik mbresëlënës prej 19 miliardë Euro në të gjitha tregjet e saj. Ky sukses buron nga angazhimi i Wolt për të nxitur rritjen për restorantet lokale, shitësit me pakicë, partnerët e korrierët. Wolt është bërë një motor i rëndësishëm për ekonomitë lokale, duke i ofruar këtyre bizneseve një platformë, e cila i mundëson arritjen e më shumë klientëve, dhe nga ana tjetër i ofron partnerëve dhe korrierëve mundësi për punë fleksibël.
Me mbi 700 milionë porosi të përpunuara deri më tani, Wolt është zgjeruar nga shpërndarja e ushqimit për të ofruar pothuajse çdo gjë që klientët kanë nevojë. Nga produktet ushqimore, tek ato të shtëpisë, platforma vazhdon të evoluojë dhe të rritet, duke kontribuar në ekonomitë lokale, dhe duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit blejnë e ushqehen.
Një moment, i cili shënjon suksesin e madh të Wolt, është shitja e mbi 130 milionë hamburgerave në tregjet e saj. Kjo nënvizon shumëllojshmërinë e ofertave ushqimore të disponueshme në platformën Wolt dhe nevojën për komoditet në jetën e përditshme. Përtej hamburgerave, Wolt ka ndikuar në shumë kategori, përfshirë produktet ushqimore, ku tani përpunon porosi me vlerë 1 miliard Euro në vit.
Ajo që filloi si një platformë për shpërndarje ushqimi është tani një platformë, e cila ofron shumë shërbime, për thuajse çdo gjë që njerëzit kanë nevojë, duke nisur që nga produktet ushqimore, e deri tek nevojat e përditshme. Me 700 milionë porosi të përpunuara dhe një gamë shërbimesh që vazhdon të zgjerohet me shpejtësi, Wolt ka forcuar pozitën e saj si lider në industrinë e shpërndarjes. Inovacioni i saj vazhdon me suksesin e Wolt+, një program anëtarësimi, i cili tanimë numëron mbi 1 milion abonentë, duke ofruar më shumë vlerë dhe komoditet për klientët.
Në Shqipëri, Wolt operon ekskluzivisht në Tiranë, ku është shndërruar për një kohë të shkurtër, në një emër të njohur. Wolt ka bashkëpunuar me më shumë se 450 restorante dhe biznese, duke ndihmuar në rritjen e dukshmërisë dhe suksesit të restoranteve e dyqaneve. Mbi 200 partnerë korrierë punojnë me Wolt për të siguruar shpërndarje të shpejtë dhe efikase, duke përmbushur kërkesën në rritje për komoditet në kryeqytetin e gjallëruar.
Shqipëria ka përqafuar shërbimet e Wolt, me të premten si ditën më të ngarkuar për porosi, pasi klientët kërkojnë të fillojnë fundjavën e tyre me ushqim të shijshëm. Pica është bërë artikulli më i famshëm i porositur në platformë, në Shqipëri, duke reflektuar preferencat lokale. Ndërkohë, porosia më e madhe në vlerë e bërë në Wolt në Shqipëri, deri më tani, ka qenë 487 euro, duke nënvizuar kapacitetin e platformës për të përmbushur një gamë të gjerë nevojash.
E ndërsa Wolt reflekton mbi 10 vitet e fundit, kompania mbetet më e përkushtuar se kurrë për të zgjeruar kufijtë e inovacionit dhe shërbimit. Me një prani në 1,000 qytete në 28 shtete, Wolt vazhdon të ripërkufizojë standardin për shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve. Teksa troket në dekadën e dytë, kompania është e fokusuar në zgjerimin e shërbimeve të saj, mbështetjen e ekonomisë lokale dhe lehtësimin e jetës së klientëve në mbarë botën.
Historia e Wolt është një histori rritjeje, qëndrueshmërie dhe inovacioni. Nga një qytet i vetëm në Finlandë, e deri në shndërrimin në një lider global, Wolt ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit kanë të prekshëm ushqimin ose produkte te ndryshme, duke synuar gjithmonë të përmirësojë dhe të ofrojë përvojën më të mirë të mundshme për përdoruesit e saj. Pas 10 vitesh të suksesshme, Wolt vazhdon të ecë përpara drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.
Këtu mund të gjeni raportin aktual të 10 viteve: https://life.wolt.com/en/grc/moments/10-years.

Latest articles

Related articles