PLL, Axhami ngre shqetësimin: Skandaloze, këto çmime për artikujt bazë jetik, me këto nivele të pagash!

Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Puna e qeverisë matet me standartin e jetesës, kjo e përcaktuar nga niveli i çmimeve dhe i pagave!
Qytetarët po përballen me vështirësi të pa përballueshme ekonomike , çmime të larta, paga dhe pensione të ulta!
Përballja me çmimet e larta dhe nivelin e ulët ekonomik të jetesës është një sfidë që na ka prek të gjithë ne.
Për shumë familje, nevoja për të siguruar ushqim, strehim dhe shërbime bazë është bërë një barrë e rëndë.
Rritja e çmimeve të produkteve të përditshme nuk ka ecur në një linjë me rritjen e të ardhurave, duke krijuar një hendek ekonomik të thellë.
Sot qytetarët e kanë të vështirë, me të ardhurat e tyre, të sigurojnë edhe produktet bazë familjare të tyre.
Për pensionistët jetesa është bërë e papërballueshme me pensione minimale ku nuk bëhet fjalë që mund të sigurojnë nevojat e tyre.
Është kjo një arsye tjetër kryesore pse kjo qeveri meriton ndëshkim me votë dhe këtu përgjegjësia gjithashtu bie mbi platformën opozitare për një zgjedhje të duhur në të ardhshmen, përjashtim nga e tvsh e artikujve jetik për një familje!

Latest articles

Related articles