OpenAI pranon se ChatGPT është përdorur për të krijuar softuere të dëmshme

OpenAI ka pranuar se ChatGpt është përdorur për të krijuar malware (softuere të dëmshme).

Në raportin e saj të fundit të sigurisë, kompania e udhëhequr nga Sam Altman shpjegoi se softueri i inteligjencës artificiale është përdorur nga disa grupe kriminale kibernetike, mes të cilëve grupi kinez SweetSpecter.

Grupi iranian Storm-0817 përdori ChatGpt për të krijuar softuer që gjurmon të dhënat në Instagram dhe LinkedIn.

AI ​​është shfrytëzuar gjithashtu për të krijuar malware Android që mund të vjedhin të dhëna të tilla si kontaktet, historikun e telefonatave dhe vendndodhjen e përdoruesit.

OpenAI bëri me dije se ka bllokuar të gjitha llogaritë e përdorura nga hakerët.

Dobësitë e sigurisë së ChatGpt nuk janë asgjë e re. Alarmi i parë nga ekspertët doli në janar të vitit të kaluar.

Latest articles

Related articles