Furnizoi makinën dhe rrahu pronarin se u kërkoi paratë, në kërkim 2 persona!

Një nga të rinjtë që dhunuan pronarin e një karburanti në Mirditë pasi s’donin të paguanin lekët pasi furnizuan mjetin, është në kërkim për tentativë vrasje.

28-vjeçari Aleksandër Senaj, i cili kërkohet nga policia e Tiranës, dhe 29-vjeçari me dy mbiemra Kristjan Marku alias Bashaj, dyshohet se kërcënuan biznesmenin nën kërcënimin e armës.Gjithashtu të rinjtë akuzohet se e kanë dhunuar brenda ambienteve të biznesit dhe më pas janë larguar me automjet nga vendngjarja.

Policia po kryen kontrolle, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit ku udhëtojnë 2 të rinjtë, pas largimit nga karburanti.

Latest articles

Related articles