Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, i cili ditën e sotme qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij.
37-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Qytet Studenti.
Haxhiraj është vëllai i këngëtares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother VIP 1”, Sheila Haxhiraj.
Ishte vetë këngëtarja që ndau lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të saj.
Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në këtë akt tragjik, duke u përqendruar në faktorët personalë dhe profesionalë që mund të kenë ndikuar në vendimin e tij për të kryer vetëvrasje