Prof. Taulanda Jupi, aktiviste politike, përmes një komunikim publik ka shprehur mbështetje për një grup ish të përndjekurish politik që ka hyrë prej ditësh në grevë urie për mos shpagimin e drejtë të viteve të burgut gjatë regjimit komunist.
“Të braktisur nga të gjithë, të përdorur e nëpërkbur, të përndjekurit politikë protestuan sot para Kuvendit të Shqipërisë. Kërkojnë të drejtën – dëmshpërblim dinjitoz sipas ligjit të 2014 jo 2005” – shkruan Prof. Jupi duke i bashkangjitur një video të grevës së urisë.