Richard Grenell, Donald J Trump Jr dhe Kimberly Guilfoyle, tre personazhe tepër të njohur mes republikanëve në SHBA, do të zhvillojnë një takim me shqiptarët e Amerikës, në kuadër të fushatës për t’i bindur ata të votojnë Donald Trump.
Takimi do të mbahet me komunitetin e shqiptarëve në Detroid, të mërkurën më datë 18, me ndihmën e këngëtares Bleona Qerreti, të cilën e kemi parë pranë Grenell edhe në momente të tjera.
Ylli Limani do të jetë aty për të performuar muzikën e tij për shqiptarët, teksa Grenell dhe djali i ish-presidentit amerikan do të kërkojnë votën e shqiptarëve.
Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell është një personazh kontrovers në sytë e shqiptarëve, shpesh i akuzuar për lidhjet e tij të “nëndheshme” me personazhe të dyshimtë në Beograd dhe më te.




