nga Endri Shabani
Me indeksimin e pensioneve që bëri Rama 6 euro shtesë mori babai im këtë muaj, ndërsa mamaja 4 euro. Me këto para mund të blejnë 8 bukë ose 5 litra qumësht gjithë muajin.
Kanë punuar një jetë në fabrika e ndërmarrje dhe kanë kontribuar me punë në ndërtimin e veprave publike që më pas u privatizuan për një copë bukë.
Dhe sot ata që u pasuruan duke privatizuar pasurinë e ngritur nga brezi i prindërve të mi, vazhdojnë tu japin pensione qesharake, ndërkohë iu rrisin taksat e ushqimeve.
Kur të jemi në Parlament do të luftojmë për të përmbysur sistemin e taksimit që kemi sot. TVSH-në 6% që sot e paguajnë ata që kanë statusin “special”, ne do ia caktojmë ushqimeve bazë. Ndërsa tvsh-në 20% që sot e paguajnë prindërit e mi kur blejnë bukë e qumësht do ia caktojmë produkteve të luksit në hotelet “speciale” 5D.
Sepse nuk ka asnjë kategori në Shqipëri që meriton statusin “special” më shumë se brezi që ndërtoi Shqipërinë.