Juventusi ndjek nga afër mbrojtësin e kombëtares, Ardian Ismajli

spot_img
Advertisements

Ardian Ismajli po bën një punë të shkëlqyer këtë sezon në mbrojtjen e Empolit dhe Kombëtares, e për rrjedhojë ofertat për të nuk mungojnë. Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke pranuar se Ismjali është gati për kapërcimin e madh.

Madje, sipas medieve në Itali, “Zonja e Vjetër” ka dërguar emisarët e vet sot në Pragë, aty ku luhet Çeki – Shqipëri në Ligën e Kombeve, për të parë nga pranë Ismajlin.

Mes temave të shumta të trajtuara, trajneri i klubit toskan, Roberto D’Aversa flet për “xhevahirët” e shumtë që kanë spikatur te “të kaltrit”, mes tyre edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismalji.

spot_img

Latest articles

Related articles