Ishte me “arrest shtëpiak” si Berisha dhe doli në Mosbindje civile, në pranga

spot_img
Advertisements

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit.

Prokuroria kërkoi arrest në burg me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.

Ndërkohë Sali Berisha, i cili organizoi me militantët dhe mbështetësit e tij këtë protestë, nuk e theu masën e tij të sigurisë për “mosbindjen civile”.

Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimit, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.

Ditën e enjte u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.

spot_img

Latest articles

Related articles