Policia e Dibës ka arrestuar, 19- vjeçarin Ergis Selimi, i cili në datën 6 tetor, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor në fshatin Suç të Bashkisë Klos.
41- vjeçari u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari pak metra larg kishës së fshatit.
Leonard Doçi po lëvizte në këmbë nga fshati Kurdari për në rrugën nacionale Klos – Burrel kur është goditur nga automjeti tip benz më drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.
Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës dhe ka humbur jetën. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.



