Shabani: Vlonjatët u përmbytën nga korrupsioni dhe keq qeverisja, të kompensohen

spot_img
Advertisements

𝐏𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐮𝐚𝐦 𝐜̧𝐞𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞, 𝐝𝐨 𝐧𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐥𝐮𝐦𝐢!

Familje të tëra te evakuara, biznese dhe shtëpi të përmbytura, jo nga ndonjë stuhi apokaliptike, por nga një shi më i dëndur se zakonisht.

Sot qytetet tona mbyten jo nga shiu, por nga një qeverisje që ka tradhtuar popullin e vet.

Prandaj minimumi që qeveria dhe bashkia sot mund të bëjnë është të kompesojnë secilin prej banoreve per dëmet.

Sepse janë direkt përgjegjës për përmbytjen.

Vlora përmbytet sot me një pikë shi, sepse për 3 dekada ketu janë vjedhur lekët e infrastrukturës.

Vlora përmbytet për shkak të babëzisë për të dhënë leje ndërtimi vend e pa vend.

Vlora përmbytet sot prej paaftësisë në menaxhimin e qytetit, duke punësuar militantë aty ku duhen profesionistë me vizion.

34 vite korrupsion na kanë sjellë këtu.

Prandaj ka ardhur koha për të spastruar klasën e vjetër politike duke nisur nga kryetari i “çetës së kusarëve”.

Latest articles

Related articles