Asani shkëlqen, vjen goli i radhës në kampionat




Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë me skuadrën e Gwangju. Anësori kuqezi ka shënuar sërish në kampionatin korean, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij 3-1 përballë Seoul.

Asani po kalon një moment të artë në karrierën e tij, pasi po gjen rregullisht rrugën e rrjetës me skuadrën e tij si në kampionatin korean edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Ky është një ogur i mirë edhe për kombëtaren në prag të dy ndeshjeve të radhës kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në Nations League

Latest articles

Related articles