6 gola në Frankfurt, barazim dramatik i Bayernit në Bundesligë

Bayern dhe Frankfurt bëjnë paqe në Bundesligë, në ndeshjen e luajtur në Deutsche Bank Park (Frankfurt) të përfunduar 3-3.

Bavarezët ndëshkuan portën vendase me Kim, në minutën e 15-të. Skuadra nga Frankfurti përmbysi sfidën, me golat e Marmoush dhe Ekitike, përkatësisht në minutat 22’ dhe 35’. Goli i Upamecano bëri që skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes në barazim.

Në filimin e pjesës së dytë, Olise “tundi rrjetën”, pas një assisti të Kane. Në fundin e ndeshjesh, Marmoush i dhuroi një pikë Frankfurtit.

Bayern kryeson Bundesligën me 14 pikë.

Latest articles

Related articles