Politika zbret në bazë, PS sytë nga 2030-ta, PD nga protesta e së hënës. Basha në Lezhë

Fundjava në bazë. Partia Socialiste me sytë nga zgjedhjet, kurse opozita nga protesta e së hënës. Drejtuesit politikë të Partia Socialiste në Tiranë dhe qarqe zhvilluan takime në përgatitje për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen vitin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të shtunë një album me fotot e të gjithë drejtuesve në qarqe, gjatë takimeve të mbajtura me strukturat, ndërsa shkroi se komunikimi po bëhet me njerëz brenda dhe jashtë partisë.

“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030”, shprehet Rama.

Opozita fton qytetarët në protestën e së hënës. Drejtuesi Politik për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Kryesinë e Partisë Demokratike, dega Pukë.

Boçi është shprehur se rezistenca, qëndresa e mosbindja civile janë sot format e aksionit politik për të realizuar qeverinë teknike.

Ndërsa Basha ka zbritur Lezhë për takime me struktura dhe qytetarë.

Latest articles

Related articles