PLL, Axhami: Të rinjtë po largohen! Universitetet bosh, vendi nesër pa mësues!

Nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL

Viti i ri akademik në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat fillon të hënën, më 7 tetor. Megjithatë, situata është shqetësuese. Sipas të dhënave të deritanishme, vetëm 60% e kuotave të regjistrimit janë realizuar. Në veçanti, degët e mësuesisë në shumë rrethe janë në krizë, me vetëm një student të regjistruar në disa prej tyre.

Ndërkohë që degët si Mjekësia, Informatika dhe Inxhinieritë kanë arritur të plotësojnë kuotat e tyre, degët prioritare, veçanërisht ato të mësuesisë, po përballen me një numër shumë të ulët studentësh. Në Universitetin e Tiranës, programet e mësuesisë kanë përmbushur vetëm 30% të kuotave, ndërsa në universitetet e rretheve situata është edhe më alarmante. Ka degë, sidomos ato të mësuesisë shkencat natyrore, që deri tani kanë vetëm një student të regjistruar.

Është urgjente nevoja për një Reformë Kombëtare Arsimore, që duhet të fillojë nga arsimi parashkollor dhe të shtrihet deri në nivelin universitar. Po ashtu, kërkohet rishikimi dhe përmirësimi i ligjit për arsimin e lartë etj.

Latest articles

Related articles