Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka thënë se inteligjenca artificiale po përdoret “për të krijuar atentate masive” në Gaza.
“Ndërsa dal nga burgu, shoh se inteligjenca artificiale po përdoret për të krijuar atentate masive,” i tha ai Këshillit të Evropës (PACE) këtë javë në deklaratën e tij të parë publike që nga lirimi i tij në qershor pas 14 vitesh burgim.
“Aty ku më parë kishte një ndryshim midis vrasjes dhe luftës, tani të dyja janë bashkuar, ku shumica e objektivave në Gaza bombardohen si rezultat i shënjestrim të inteligjencës artificiale,” shtoi Assange.
Lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mbikëqyrjes është e rëndësishme, vazhdoi ai.
“Inteligjenca artificiale ka nevojë për informacion për të dalë me objektiva. Kur flasim për përdorimin e inteligjencës artificiale për të kryer vrasje masive, të dhënat e vëzhgimit nga telefonat, interneti, janë çelësi për trajnimin e atyre algoritmeve,” shpjegoi Assange.


