Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar dy punonjës policie në Fier, pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Inspektori B.D., 30 vjeç, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, është nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Një tjetër punonjës, A. Ç., 57 vjeç, ndihmës specialist i policimit në komunitet, është pezulluar gjithashtu për shpërdorim detyre. Hetimet kanë dokumentuar se ai ka lejuar ndërtime pa leje në zonën e tij përgjegjëse.
Ky veprim vjen në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe aktiviteteve të paligjshme në radhët e policisë.