SPAK: Familja Berisha – Malltezi, 1 milion euro apartamente në Holandë e Belgjikë

  • Teksa SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen Partizani, redaksia zbardh detaje të reja nga aktakuza që Prokuroria e Posaçme ka ngritur në drejtim të Sali Berishës, dhe Jamarbër Malltezit, ndërsa dosja në një volum të rëndësishëm të saj lidhet me hetimin pasuror. Në dosjen e SPAK, janë evidentuar një sërë shpenzimesh që Jamarbër Malltezi ka bërë jashtë vendit, kryesisht në blerje apartamentesh, për të cilat Prokuroria thotë se nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive.

Detyrimi për t’i deklaruar këto transaksione, sipas SPAK, ka qenë i Argita Malltezit, si person i lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Shpenzimet e listuara nga SPAK, lidhen me blerjen e një apartamenti në Budapest, në vitin 2019, për shumën totale të 163 mijë eurove. Pagesat për këtë apartament janë bërë përmes bankës, të ndara në 4 këste në vlera të ndryshme.

Po ashtu nga llogaria në euro e Jamarbër Malltezit gjatë vitit 2019 janë evidentuar 16 transferta dalëse për në Gjermani, në shuma kryesisht të vogla. Dy apartamentet e tjera të cilat përmenden në dosje janë blerë në Belgjikë, dhe në Roterdam në vitin 2021. Apartamenti në Roterdam, është blerë për vajzën në shumën e 320 mijë euro, ndërsa apartamenti në Belgjikë është blerë për shumën e 450 mijë eurove. Desara Malltezi rezulton të jetë blerësja, ndërsa paratë ishin dërguar përmes bankës nga babai i saj. Vetë SPAK thotë se të gjitha pagesat janë bërë përmes bankës, dhe kanë pasur dokumentacion justifikues për burimin e tyre.

“Vlen për t’u theksuar se, shtetasja Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit nr 9049/2003 (bashkeshorti i saj ka deklaruar vetem me periudha te caktuara si person i lidhur me te atin e vet), nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak në shoqërinë Homeplan sh.p.k., të cilat sipas K.Familjes, i kanë në bashkëpronësi. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë (blerje, mobilim, rikonstruksione) ashtu edhe për fëmijët e tyre”, thuhet mes të tjerave në dosjen e SPAK.

Vetë Argita Malltezi, e pyetur pak ditë më parë për këto apartamente jashtë vendit, tha se ato janë blerë në mënyrë të ligjshme, dhe se paratë nuk janë transportuar me çanta.

“Të gjitha këto janë bërë me bankë. Pse, si janë bërë, me valixhe? Me bankë janë bërë, janë dekaruar dhe janë kontrolluar nga drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave, të gjitha. Se kalojnë me bankë. Lëre që të kontrollojnë njëherë atje ku çon fondet.

Kushdo është i lirë të investojë atje ku do. Puna është që i kam kaluar me bankë nga Shqipëria. Çdo gjë ka lëvizur me bankë. Çdo njeri është i lirë të blejë atje ku do dhe si e do”, tha Malltezi pak ditë në parë, teksa ishte e ftuar në një studio televizive.

PJESË NGA DOSJA E SPAK

426.1 Shpenzime te tjera evidentohen te jene bere edhe jashte shtetit per te cilat nuk gjenden gjurme ne deklaratat e pasurive.

426.1. Konkretisht nga analizimi dhënave të llogarisë personale të shtetasit Jamarbër Malltezi në Union Bank sh.a., me numër llogarie…650127 në monedhën euro, janë kryer disa transferta dalëse të cilat nga përshkrimi i transaksioneve referojne ne pagesa për një pasuri të paluajtshme: Viti 2018.

Transferta e parë: Dt 21.12 2018 në shumën 15, 530 euro me përshkrim “Int Outg MT nga llogaria First Payment For The Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Adria Immobiliare Kft H.Dozsa Gjorgy Ut 86.B Budapest”. Pra pagesa e parë për kontratën e parashitjes dhe blerjes. Në dokumentacionin justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse pranë Union Bank sha. është vendosur në dispozicion sëift-i. Transfertat është drejt Budapest-it, Hungari, në llogarinë bankare të Adria Immobiliare kft h. Dozsa gjorgy ut 86. B Budapest, Hungary në Magnet Bank ZRT, Budapest, Hu, me numër llogarie HU59162002231001036100000000.

Transferta e dytë: Dt 21.12.2018 në shumën 15,530 euro me përshkrim “int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest”. Pra Paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018. Në dokumentacionin justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse pranë Union Bank sha. është vendosur në dispozicion sëift-i. Transfertat është drejt Budapest-it, Hungari, në llogarinë bankare të Red Pro Kft, 1061 Andrassy, 456, Budapest, Hungary në OTP Bank plc. Budapest Hu, me numër llogarie HU74117630621898988900000000.

Viti 2019, Transferta e tretë: Dt 20.02.2019 në shumën 124,240 euro me përshkrim “Int Outg MT nga llogaria payment of the remaining portion for the purchase contract dt 20.12.2018 Adria Immobiliare Kft H. Dozsa Gyorgy Yt 86.b”. Pra pagesa pjesës së mbetur për kontratën e blerjes dt. 20.12.2018, Adria Immobiliare Kft H. Dozsa Gyorgy Yt 86.B.

Në dokumentacionin justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse pranë Union Bank sh.a. është vendosur në dispozicion seift-i. Transfertat është drejt Budapest-it, Hungari, në llogarinë bankare të Adria Immobiliare Kft H. Dozsa Gyorgy Yt 86. B Budapest, Hungary në Magnet Bank ZRT, Budapest, Hu, me numër llogarie HU59162002231001036100000000.

Gjatë vitit 2019 ka pagesa faturash ndër të tjera në Andrassy Ut 55 Budapest (7,885 euro).

426.2. Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare të shtetasit Jamarbër Malltezi në Union Bank sh.a., me numër 113398964650127 në monedhën euro, janë kryer transferta dalëse në total 137,000 euro drejt llogarisë së shtetasit Jamarbër Malltezi (me adresë Schelling Str 24, 80799 Munchen, DE) në bankën Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De, me IBAN DE90100100100416685130.

Gjithsej rezultojne per vitin 2021 te jene 16 transferta, nga te cilat 4 me vlere nga 4 000 euro, 4 me vlere nga 4500 euro, 2 me vlere nga 5 000 euro, 2 me vlere nga 8 000 euro, 2 me vlere nga 15 000, 2 me vlere nga 15 000 euro, nje me vlere 22 000 euro dhe nje me vlere 25 000 euro.

462.3. Më dt 09.07.2021 para notere Laura Pustina, shtetesja Argita Malltezi, ka emeruar shtetasin Jamarber Malltezi, qe ta perfaqesoje ne nënshkrimin e Kontratës së Kredise Bankare dhe çdo dokumenti tjetër të kërkuar nga banka, për miratimin dhe marrjen e kredisë në “Union Bank” në të cilën ajo do të jete Kredimarrëse në vlerën 450.000 Euro …për qëllimin e kreditimit: “blerje shtepie banimi te llojit “Apartament” ndodhur ne Bruksel, Belgjike”.

Njëkohësisht i sipërpërmenduri autorizohet t’a përfaqësojë në nënshkrimin e Marrëveshjes Siguruese që do të lidhet me Union Bank Sh.A. duke vendosur barrë siguruese mbi shumën prej Euro 475.000 (katerqind e shtatedhjete e pese mije) të gjendur në llogarinë bankare nr. 113398964650127 pranë Union Bank për të garantuar kthimin e kredisë së sipërpërmendur.

Nga analizimi i të dhënave bankare në vitin 2021, në llogarinë bankare të shtetasit Jamarbër Malltezi në Union Bank sh.a., me numër llogarie 113398964650127 në monedhën euro, janë kryer katër transaksione transferta dalëse në total 460,000 euro si vijon:

Pagesa e parë: Datë 12.08.2021 në shumën 150,000 euro me përshkrim “Int outg mt nga llogaria payment for first installment loan for apartment purchase Jamarber Malltezi Schelling Str 24 Mynih”. Pagesa e parë për blerjen e një apartamenti.

Pagesa e dytë: Datë 16.08.2021 në shumën 150,000 euro me përshkrim “Int outg mt nga llogaria second isntallment of bank loan for purchase an apartment Jamarber Malltezi Schelling st. 24 Mynich”. Pagesa e dytë për blerjen e një apartamenti.

Pagesa e tretë: Datë 02.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim “Int Outg MT nga llogaria Buying apartment- 3rd installment Jamarber Malltezi këstit të tretë për blerjen e një apartamenti. Schellingstr. 24”.

Pagesa e katërt: Datë 07.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim “Int Outg MT nga llogaria Purchase apartment 4th installment Jamarber Malltezi Schellingstr. 24”, Pagesa e këstit të katërt për blerjen e një apartamenti.

Është administruar dokumentacion justifikues për këto transferta dalëse pranë Union Bank sh.a. dhe janë vendosur në dispozicion seift-et përkatëse dhe një kontratë. Transfertat dalëse janë drejt Gjermanisë në llogarinë bankare të shtetasit Jamarbër Malltezi (me adresë Schelling Str 24, Mynih, Deutschland) në Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De me numër llogarie DE90100100100416685130.

Në dokumentacionin e administruar rezulton Kontrata “Për përcaktimin e palëve me shoqëritë: 1. “AG INSURANCE” Limited me seli në Bruksel (1000 Bruksel), bulevardi Emile, rrethi gjyqësor i Brukselit, referuar si “Trefonciers”. 2. “Urban Project me seli në Bruksel (1000 Bruksel), avenue des Arts 58, rrethi gjyqësor i Brukselit, referuar si “Promovuest”. “Trefonciers” dhe “Promovuesi” do të referohen bashkërisht si shitësi përfaqësuar nga Vanessa Issi, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Uçle (1180 Bruksel), Avenue Montjole 135A përfaqësuar nga administratorja Vanessa Issi. 3. Jamarbër Malltezi, i datëlindjes 09.11.1972, Tiranë “Blerësi”.

Përshkrimi i pronës: Qyteti i Brukselit, në bllokun e ndërtesës 8:

  1. Apartamenti ndodhet në katin e parë i quajtur loti 8.1.3 i përbërë një sallë hyrje, një dhomë ndenje-ngrënie me kuzhinë, një sallë nate, një tualet më vete, një dhomë lavanderi, dy dhoma gjumi, një banjo dhe tualet, një dhomë dush, një tarracë në bashkëpronësi dhe bashkëpronësi të detyruar 81/10,000 (ose 9.925) e sipërfaqeve të përbashkëta, në numrin e parcelës së rezervuar B 1667 E P0062.
  2. Bodrumi i vendosur në bodrumin e dytë të quajtur loti C2.76, që përfshin: vetë bodrumin në bashkëpronësi dhe bashkëpronësi të detyruar 1/10,000 (ose 9,925) c sipërfaqeve të përbashkëta, në numrin e parcelës së rezervuar B 1667 E P0230.
  3. Parkingu ndodhet në bodrumin e parë të quajtur P1.58 duke përfshirë vendndodhja e shënuar me bojë nr. 58 në bashkëpronësi dhe bashkëpronësi të detyruar 3/10,000 (ose 9,925) të sipërfaqeve të përbashkëta me numrin e parcelës së rezervuar B1667 E P0352. Çmimi i shitjës së pronës është 395,000 euro (duke përjashtuar tarifat e regjistrimit, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tarifat e tjera tatimore).

Transfertat dalëse janë drejt llogarisë bankare të shtetasit Jamarbër Malltezi në Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De me numër llogarie DE90100100100416685130.

426.4. Nga analizimi i të dhënave bankare në vitin 2021, në llogarinë bankare të shtetasit Jamarbër Malltezi në Union Bank sh.a., me numër llogarie 113398964650127 në monedhën Euro, janë kryer katër transaksione/ transferta dalëse në total 320,000 si vijon:

Pagesa parë: Dt 08.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim “Kalim vajzës për blerje apt- 1st

Pagesa e dytë: Dt 09.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim Int Outg MT nga llogaria Vajzës për blerje apt-kësti 2 Dasara Malltezi Rotterdam”.

Pagesa e tretë: Dt 10.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim” Int Outg MT nga llogaria Vajzës për blerje apt-kësti 3 Dasara Malltezi Rotterdam”.

Pagesa e katërt: Datë 14.09.2021 në shumën 80,000 euro me përshkrim” Int Outg MT nga llogaria Vajzës për blerje apt-kësti 4 Dasara Malltezi Rotterdam”.

Është administruar dokumentacion justifikues për këto transferta dalëse pranë Union Bank sh.a. dhe janë vendosur në dispozicion sëift-et përkatëse dhe një kontratë.

Transfertat dalëse janë drejt Hollandës në llogarinë bankare të shtetases Dasara Malltezi në ING BANK N.V. AMSTERDAM NL me numër llogarie NL80INGB0658415859. Në dokumentacionin e administruar rezulton Kontrata për shitjen e të drejtës së banesës e datës 07.09.2021 me shitës shtetasen Maria Moraitis, me banim në Van Oldenbarneveltplaats 360, 3012 AM Rotterdam, Hollandë, lindur në Athinë, Greqi më 28.07.1969 dhe blerës Dasara Malltezi, banuese në Eijnbrugstraat 139, 3011 XW Rotterdam, Hollandë, lindur në Tiranë më 12.12.1996. Çmimi i shitjes së pronës është 360,000 euro. 427.

Vlen për t’u theksuar se, shtetasja Argita Malltezi e cila është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë në respektim të ligjit nr 9049/2003 (bashkeshorti i saj ka deklaruar vetem me periudha te caktuara si persn i lidhur me te atin e vet), nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesmarrjen e tij si ortak në shoqërinë Homeplan sh.p.k., të cilat sipas K.Familjes, i kanë në bashkëpronësi. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë (blerje, mobilim, rikonstruksione) ashtu edhe për fëmijët e tyre.

Latest articles

Related articles