Liverpuli leksion futbolli Milanit: 3:1

Liverpuli i ka dhënë një leksion Milanit në “San Siro” duke fituar me përmbysje 3-1 ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve në atë që ishte supersfida e ditës së parë të turneut.

Kuqezinjtë kërkonin fitore para tifozerisë së tyre dhe e nisën mirë duelin me një gol të shpejtë të Pulisiç që në minutën e3-të. Por më pas ishin anglezët që morën kontrollin e lojës duke vendosur shpejt baraspeshën me Konate. Van Dajk më pas përmbysi rezultatin teksa Salah goditi dy herë traversën e portës së Menja.

Szobozslai shtoi edhe golin e tretë dhe mbylli çdo diskutim për këtë sfidë, duke i dhënë një goditje kuqezinjve përballë tifozëve të tyre të cilët dolën të pakënaqur nga stadiumi duke vërshëllyer skuadrën italiane

Latest articles

Related articles