Ka shumë gjasa që deputeti i pa pjekur Gazment Bardhi të ketë ngatërruar “Mondin” e Policisë me komisar Edmond Sulaj që duket se është në rregull me vetingun në Policinë e Shtetit. E kemi shkruar edhe dje që SKY është fikur në mars 2021 dhe Komisar Sulaj është emëruar në 2023 në qarkun Shkodër, pra, nuk ke lidhje shkak pasojë, me komunikimet e enkriptuara që po çojnë shumë njerëz në qeli.
Mirëpo komisar Sulaj na paska shumë fansa e miq në politikë dhe jo dosido. Mbrojtje speciale atij i ka ardhur nga ministri Hoxhaj, më pas ish zv.kryeministri e deputeti Braçe dhe sot nga kryebashkiaku i Lezhës. Nuk është mirë që këtë politikanë të nivelit të lartë të flasin mirë për një zyrtar të Policisë së Shtetit sepse e bëjnë pis dhe e dëmtojnë në karrierë, sidomos në sytë e ndërkombëtarëve.



