Gjendet veliera e braktisur në Kavajë, mister fati i pronarit gjerman! Brenda saj u gjet një pistoletë

Një velierë, e cila kishte ngecur në bregdetin e fshatit Karpen, u gjet nga policia kufitare, ndërsa mbetet mister se ku ndodhet drejtuesi i mjetit lundrues, që dyshohet se është shtetas gjerman.

Në një njoftim zyrtar, Policia thotë se gjatë kontrollit në velierë, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop, dokumentet e mjetit lundrues si dhe një pasaportë e një shtetasi gjerman 85-vjeçar.

“Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po bashkëpunon me Interpol Tiranën, për verifikimin e të dhënave të pasaportës që është gjetur në mjetin lundrues, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e vendndodhjes së poseduesit të pasaportës, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit lundrues.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq”, njoftoi policia.

Veliera raportohet se është nisur nga Bari në Itali me destinacion Kroacinë, ndërsa pronari i saj dyshohet të ketë rënë në det për shkak të dallgëve të forta.

Latest articles

Related articles