Kastrati Group do të ofrojë bursastudimi në mbështetje të të rinjve shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin karrierën e tyre në Akademinë e Pilotëve tëWizz Air. Kjo mbështetje vjen në kuadër të programit ‘Kastrati for Education”, një program i dedikuar për zhvillimin e arsimit në vend.
Gjatë konferencës për shtyp, Sokol Kreçi, përfaqësues i Grupit Kastrati, tha: “Jemi krenarë të përfshijmë në programin tonë ‘Kastrati for Education’ bursat për pilotët e rinj shqiptarë. Qëllimi ynë është të nxisim interesin e të rinjve drejt profilizimit në profesione të tilla, në mënyrë që kompania jonë dhe jo vetëm, të kenë mundësi të punësojnë profesionistë të përgatitur.”
Pjesëmarrësit e programit do të përfitojnë nga një edukim pilotësh të nivelit të lartë,duke fituar aftësitë për t’u bërë First Officer (Oficer i Parë) në Wizz Air brenda 18-21 muajve. Pas përfundimit të trajnimit, kadetët do të hyjnë në një rrugë karriere tëpërshpejtuar,me programin që garanton mundësinë për të gjithë ata, të cilëtdiplomohen me sukses, të bashkohen me Wizz Air si pilotë profesionistë.
Mauro Aguiar Peneda, përfaqësues i Wizz Air, tha: “Duke prezantuar Akademinë e Pilotëve Wizz Air në Shqipëri, ne po hapim dyert qëtë rinjtë e vendit të nisin një karrierë në aviacion. Ky program tregon përkushtimin tonë për të investuar në gjeneratën e ardhshme të pilotëve shqiptarë, duke i ndihmuar ata të arrijnë ëndrrat e tyre duke mbështetur rritjen e industrisë së aviacionit në Shqipëri.”
Kjo nismë do të ndihmojë në formimin e së ardhmes së aviacionit në Shqipëri.
“Aviacioni civil është kthyer tashmë në një sektor dinamik, ndaj na duhet të sigurojmë fuqi punëtore profesioniste. Nëse ju referohemi të dhënave të fundit, ku deri në vitin 2050 parashikohet dyfishim i pasagjerëve në aeroporte, e sipas parashikimit të kompanisë Boeing deri në 2042 do të kërkohen 150 mijë pilotë,160 mijë inxhinierë dhe 250 mijë staf në kabine,që do të thotë se aviacioni civil do të jetë mënyra më e preferuar e transportit” tha Maksim Et’hemaj, Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil
Përfaqësuesi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vlerësoi akademinë e pilotëve si një mundesi shumë e mirë për të rinjtë shqiptarë në menyrë që të integrohen në karrierat evropiane të aviacionit.
“Në vazhdim të kesaj nisme, Kastrati Group do të krijojë akademinë për përgatitjen e stafit që ofron shërbimet aeroportuale.Kjo nismë shumë e rëndësishmë duke marrë parasysh zgjerimet dhe ndërtimet e reja aero
portuale në Shqipëri.” tha Arjan Puka, përfaqësues i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Programi ‘Kastrati for Education’ do vijojë me iniciativa të tjera të rëndësishme në fushën e arsimit dhe zhvillimin e komunitetit duke kontribuar në mbështetjen e talentëve të reja dhe në rritjen e profesionistëve në Shqipëri.