Çupi: Mungesë e infrastrukturës elektronike në zonat rurale

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, njëheraz nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve u shpreh sot në komision se ka mungesë e infrastrukturës elektronike në zonat rurale.

Komentet u bënë ndërsa ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla paraqiti sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, projektligjin për qeverisjen elektronike.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, nënkryetarja Dhurata Çupi, tha se Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit është kthyer në një institucion vatër të korrupsionit.

“ Ka mungesë të infrastrukturës elektronike në zonat rurale, siguria kibernetike një skandal i madh. Qasje e ulët e internetit në shumē zona të vendit ndërsa kërkohet rritje e numrit të shërbimeve elektronike dhe rritjen e numrit të punonjësve publike”, u shpreh ajo.

Latest articles

Related articles