Erdogan thirrje për krijimin e një aleance islamike kundër Izraelit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar sot se vendet myslimane duhet të krijojnë një aleancë për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të ekspansionizmit nga Izraeli.

Erdogan i bëri këto komente pasi iu referua vdekjes së një aktivisteje amerikane me origjinë turke në Bregun Perëndimor, ku ajo mori pjesë në një demonstratë kundër vendbanimeve hebreje.

Zyrtarët palestinezë dhe turq kanë akuzuar ushtrinë izraelite për vdekjen e saj.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar arrogancën izraelite, grabitjen izraelite dhe terrorizmin shtetëror izraelit është një aleancë e vendeve islamike ”, vlerësoi presidenti turk.

Ai shtoi se lëvizjet e fundit të Turqisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të ekspansionizmit, që ai tha se kërcënon gjithashtu Libanin dhe Sirinë.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, vizitoi Ankaranë këtë javë dhe u takua me Erdoganin për të diskutuar luftën në Rripin e Gazës dhe mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet e ftohta dypalëshe.

Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në Turqi në 12 vjet. Erdogan tha gjithashtu në korrik se do të ftonte presidentin sirian Bashar al-Assad për bisedime, për të rivendosur marrëdhëniet midis vendeve të tyre, të cilat u ndërprenë në vitin 2011 pas shpërthimit të luftës civile në Siri.

Duke iu referuar vdekjes së aktivistes amerikan, ushtria izraelite tha se po hetonte raportet se një shtetas i huaj ishte vrarë me armë zjarri.

Ai shtoi se po kontrollohen detajet e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat gruaja u plagos për vdekje nga një plumb.

Latest articles

Related articles