Drejtori i Arkivave të Shqipërisë Ardit Bido ka publikuar një foto që sipas tij është e pasaportës diplomatike greke me të cilën është pajisur Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek me pasaportë? Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendosur vetë në databaza publike shqiptare, por që mediat nuk e kanë publikuar kurrë, edhe pse janë të gatshme të publikojnë çdo detaj të nacionalizmit politik grek”, shkruan Bido në një postim në rrjetin social Facebook.




