‘Rrumbullaku kishte muaj me dorëheqjen në dorë, Rama nuk pranonte’

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita: Me Muhamet Rrumbullakun kemi qenë kolegë zyre për disa muaj, si këshilltar të Ministrisë së Brendshme (2017) dhe e kam parë si punonte. Një mendje e ftohtë, racionale dhe kalkulative. Nuk e la ministrin të gabonte njëherë me Policinë e Shtetit. Nuk i besonte informacionit të parë pa e verifikuar dhe sugjeronte hapa të ngadaltë e të sigurtë. Për të treguar një shembull: Erdhi një ‘informator’ që donte të fliste me Ministrin se kishte parë një të shumë kërkuar të rrezikshëm tek 9katshet. Thoshte se kishte bërë një dhomë sekrete brenda një apartamenti për tu fshehur. Nuk donte ta jepte infon Policisë. E mori ‘Meti’ në pyetje dhe nuk u mjaftua me kaq. Dërgoi një grup verifikimi të SHÇBA që janë kamxhik i ministrit.
Më pas kur dorëzuam detyrën dhe secili në fatin e tij, ‘Meti’ pësoi një goditje në kokë. Disa muaj në Turqi për jetë a vdekje. Rikuperoi sa mundej. Kishte raste që nuk njihte edhe njerëzit në rrugë. Nuk i përshëndeste më kolegët. Damllaja. E veshën përsëri Polic, e kryepolic. Shefi i madh e kishte zbritur më poshtë kontrollin. Darkonte në Surrel me drejtorët e qarqeve. Meti kishte muaj që kishte ofruar dorëheqjen. KM nuk e pranonte. Rri edhe një çikë, se ashtu është puna.

spot_img

Latest articles

Related articles