Mashtronin vajza e çuna me video e takime ‘intime’. Ja skemat e grupit në Tiranë

Zbardhen detaje të reja nga aksioni policor në kryeqytet, Lulzim Kërçiku dhe dy të miturit ose shantazhonin vajzat nëpërmjet fotove dhe videove intime nga rrjetet sociale, ose hiqeshin si femra dhe linin takime me parapagesë me klientët, duke i zhvatur

Zbardhen detaje të reja nga skema e 3 të rinjve në Tiranë, mes të cilëve 2 të mitur, që me anë të kanosjes shantazhonin persona të tjerë, duke u marrë para deri ne 1 mijë euro.

Operacioni u zhvillua sot (2 Gusht) i koduar “Xhamlliku”, nga Komisariati nr. 4 dhe në pranga ra Lulzim Kërçiku, 20 vjeç dhe dy të miturit 16 dhe 17 vjeç, emrat e të cilëve nuk u publikuan për shkak të moshës.

Sipas raportimit të gazetarit Sokol Dema, bëhet me dije se të rinjtë kishin dy forma shantazhi. E para përmes komunikimeve me vajza të tjera, të cilat i bindnin t’u dërgonin foto intime, që më pas i përdornin për të ushtruar presion në këmbim të parave, ose përndryshe do t’i publikonin në rrjetet sociale.

Në kushte të tilla, dyshohet se një pjesë e vajzave të shantazhuara kanë paguar. Por, të rinjtë kishin edhe një formë të tjetër, kësaj here për të zhvatura para edhe tek djemtë dhe burrat. Duke u shtirur në komunikime sikur janë vajza, ata linin takime, por pagesa për shërbimet seksuale do të bëhej në një vend të caktuar poshtë pallatit, kryesisht në vende të fshehta dhe në momentin që “klienti” shkonte në apartamentin ku do të bëhej takimi, nuk gjente njeri, teksa paratë i kishte lënë më herët në vendin e caktuar.
Në këtë mënyrë, paratë e lëna më herët zhdukeshin. Agjentët e Komisariatit nr. 4 mundën të identifikojnë 3 të rinjtë pas denoncimeve të ardhura nga 2 persona të mashtruar, ndërsa po hetojnë edhe për të tjerë të dëmtuar.

Latest articles

Related articles