300 mijë Izraelitë në shesh kundër Netanyahut

🔴Më shumë se 300 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tel Aviv pas vrasjes së gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi.

Qytetarët e revoltuar, kanë bërë thirrje që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, ku konkretisht kërkojnë lirimin e pengjeve.
Si shkak i presionit të ushtruar ndaj kabinetit të Netanyahut nga protestuesit, ministri i Financave i Izraelit Bezalel Smotrich i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të paraqesë një kërkesë urgjente në gjykatë për të bllokuar një grevë të përgjithshme e cila është planifikuar ditën e nesërme.

Bezalel Smotrich tha se greva do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe do të shkaktonte dëme të panevojshme në ekonomi në kohë lufte. Greva është thirrur më herët nga lideri i sindikatës Histadrut – sindikata më e madhe në vend.

Aktivisti Arnon Bar-David bëri thirrje për grevën njëditore për të ushtruar presion mbi qeverinë e Benjamin Netanyahut dhe për të rikthyer pengjet e mbetura që mbahen në Gaza.

Gjithashtu edhe qindra, mijëra punëtorë që përfaqëson sindikata, prodhuesit, universitetet dhe sipërmarrësit kryesorë të Izraelit në sektorin e teknologjisë së lartë e mbështetën gjithashtu grevën.

Ndërsa aeroporti kryesor i vendit, Ben Gurion, pritet të mbyllet nga ora 08:00 me orën lokale.

Latest articles

Related articles