Vajza rrëzohet në hapësirën mes shkallëve elektrike te qendra tregtare “Toptani”, në spital

spot_img
Advertisements


Një vajzë katërvjeçare është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të te qendra tregtare “Toptani”.

Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital.

“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia

spot_img

Latest articles

Related articles