Begaj përgënjështron Fezviun për marrëdhënien me Kurtin

Zyra e Shtypit e presidentit ka reaguar për raportimet në disa medie të Kosovës se nuk ka më ura komunikimi me krerët e shtetit të Kosovës, me homologen Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Mediet lokale referuar deklaratës së Blendi Fevziut në bisedën me Berat Buzhallën, ku lihet të kuptohet se Kurti nuk i kishte hapur telefonin Begajt dhe Ramës, apo se shkak për ftohjen e marrëdhënieve janë bërë reagimet e kryeministrit Kurti për rihapjen e urës së Ibrit.

Por të pyetur nga Radiotelevizioni Shqiptar, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj tha se, “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Latest articles

Related articles